Luan Krasniqi jep parashikimin e tij për duelin Joshua vs Takam (Foto)
Dueli i madh i boksit mes Anthony Joshuas dhe Carlos Takam të shtunën mbrëma në Principality Stadium të Cardiffit ka entuziazmuar dashamirët e sportit.
Joshua i cili është kampion në kategorinë e rëndë shihet si favorit absolut për këtë duel, megjithatë, Takam konsiderohet si rival serioz i tij.
Por, për Luan Krasniqin fituesi dihet për këtë duel vetëm është në pikëpyetje mënyra se si do të triumfojë Anthony Joshua.



