I kuptoj tifozët që janë të zhgënjyer

I kuptoj tifozët që janë të zhgënjyer

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho thotë se e kupton zhgënjimin e tifozëve pas disfatës në javën e kaluar nga Watford 3:1.

Por, portugezi beson se mbështetësit e United do të jenë gjithmonë pas klubit për ta përkrahur atë.

“Unë mund t’i kuptoj plotësisht nëse tifozët janë të zhgënjyer me rezultatin e javës së kaluar”, tha Mourinho.

“Ne tani kemi tre ndeshje rresht  në shtëpi dhe unë jam i sigurtë se tifozët do të mbështesin skuadrën siç kanë bërë gjithmonë”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: