Pas Marcelos, Realit i mungon edhe Casemiro
Lajmet e këqija për tifozët e Real Madridit duket se nuk kanë të ndalur.
Pasi u raportua më herët se mbrojtësi i majtë Marcelo nuk do të jetë i gatshëm për dy sfidat e radhës të Los Blancos, tashmë mësohet se madrilenët do të kenë edhe një tjetër mungesë.
Bëhet fjalë për mesfushorin Casemiro, i cili nuk ka stërvitur fare me skuadrën para ndeshjes ndaj Las Palmas, e cila zhvillohet në fundjavë. /Periskopi.com



