Ja arsyeja e ndarjes së Adelajdes me burrin e saj Agronin
Adelajda Xhamani, një nga ish-banoret më të njohura të Big Brother është gjetur e vdekur sot në banesë në Tiranë.
Burime spitalore konfirmuan se trupi i vajzës gjendet në morg ku janë mbledhur edhe familjarët.
Në lidhje me divorcin e Adeles dhe ish burrit te saj Agronit ka folur edhe baba i Agronit Azemi.
Duke qenë kavajas të vjetër, familja e Agronit, është ndier keq. “Na ka trishtuar së tepërmi kjo histori, pasi unë një djalë të vetëm kam dhe të vijë nusja e të na bëjë qendër të vëmendjes së botës për keq, kjo nuk është e drejtë.” Kështu e quan Azemi gjendjen e krijuar që kur nisi diskutimi brenda familjes e deri kur kjo u bë publike dhe e morën vesh të gjithë njerëzit.
Kur familja Lushkja e pa të pamundur që ta bindë Adelajden për të mos marrë pjesë në Big Brother, atëherë Agroni filloi ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore, duke kërkuar divorcin.
“Bisedimet nuk bënin më punë, pasi nusja e kishte vendosur të bëhej e famshme”-thotë Azemi. “Djali im nuk mund të pajtohej me këtë mendim. Shfaqi shenja xhelozie me të drejtë, sepse ata u martuan me dashuri. Nuk është se ja dhamë ne të familjes nusen dhe midis tyre nuk kishte bashkëbisedim apo mospërputhje karakteresh”.

Aktualisht Agroni është në punë si shofer tek zjarrfikësja e qytetit të Kavajës dhe njëkohësisht ndjek studimet e larta për inxhinjeri-mekanike.
Që prej kohës kur ka ndodhur ndarja me bashkëshorten Adelajden, ai shfaqet pak në publik, pasi i duket sikur opinioni po e dënon. Kanë nisur të qarkullojnë fjalët se ata u ndanë se Agroni luante shumë me lojëra fati, që pinte alkool, por miqtë e tij e kanë quajtur njeri shumë të rregullt.
Sipas të atit i vetmi qëllim i ndarjes së Agronit me Adelajden ishte pjesëmarrja e saj në këtë emision. – Ne e dinim fare mirë që e gjithë dynjaja do të merrej me muhabetin tonë, duke na bërë biografinë sa herë që të shihnin nusen e djalit tim në televizor – na përcjell me pamje të mërzitur Azemi.



