Vdekja e hershme e Adelës, miqtë me mesazhe prekëse: Ja telefonata e fundit e saj
Miq e kolegë të gazetares Adelajda Xhamani e cila u nda nga jeta papritur ketë të diele në shtepinë e saj, si pasojë e një ataku kardiak, kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet në rrjetet sociale.
Duket se Adela e cila jetonte e vetme në Tiranë, e ka parandjerë se diçka nuk shkonte mirë me të dhe për t’i thënë se nuk ndihej mirë ka telefonuar të fundit një mikun e saj, të cilit i ka kërkuar të thërriste një ambulancë.
Ndonëse ndihma ka qënë e menjëhershme, ajo s’mundi t’ja dilte. Policia njoftoi paraprakisht se 31-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë ku jetonte vetëm dhe nuk ka pasur shenja dhune. Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka qënë i papritur për nënën e saj, e cila është transportuar në gjendje shoku drejt Tiranës, por edhe për motrën e vëllain që jeton në Gjermani.
FERNANDA CENKO: Se mendoja dot kurre qe nje prej mengjeseve te ngrihesha me lajmin me tmerrshem qe me dhane per ty! E embla jone gabove per kete kurajo qe pate sot! Ti ishe kurajoze, por jo deri ketu sa te viheshe ne sfide edhe me vdekjen kaq heret. Qofsh e xhenetit! Zoti te mbajte mes te mireve! Keto buzeqeshje do na mungojne gjithe jeten sepse mblidheshim bashke gjithmon. E bukura jone nuk kam fjale per ty! NEVILA SAMARXHI: Merzia ime i ka kaluar kufijte ne diten e sotme. Ma bere me hile me the do pinim kafe pse ike kaq shpejt. Adela Xhamani me merzite sot shummeee edhe pse me thoshe mos e vrit mendjen. Kush do me thote tani te kisha une gjysmen e pasionit tend ? zoti te befte engjell ashtu sic je. Te deshi per vete ? ? .. nuk kam fjale vec lot dhe para syve heren e fundit qe ta bera me dore teksa i jepje makines .





