Cili gazetar i njohur shqiptar i kishte ofruar punë dhe lule në studio Adelajdes (Video)
Me datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasia Adela Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm.Adela Xhamani ishte shumë aktive në jetën e saj sociale, ajo punonte si gazetare dhe mësuese e Gjuhës dhe Letersisë.Ajo ishte edhe pjesë e Reality Show Big Brother në vitin 2009 ku kishte një paraqitje shumë të mire.
Menjherë pas perfundimit të ketij spektakli ajo mori shumë oferta për punë, njera ndër to ishte edhe ajo e Adi Krstës.
“Nga sot, ti do jesh Adela Xhamani e televizionit, ti në televizion publikisht ke lindur dhe shpresoj të mbetesh në televizion!” ishin fjalët e Adi Krastës për Adelen e Big Brother. ishin fjalët e Adi Krastës për Adelen.
Ari, Adi, Adela dhe Bjordi, Mysafire në emisionin “E Diell”, 17.05.09
Kater personazhe, të cilët në njëfarë mënyre kanë shprehur gjithmonë dëshirën e tyre për të qenë pjesë e studios së Top Channel. Fillimisht të intervistuar nga Xhemi Shehu dhe me pas nga Adi Krasta, të katër personazhet u pyeten mbi atë se çfarë do bëjnë tani pas Big Brother. Adi Krasta, i cili solli lule në studio për Adelën, beri të ditur se ka mësuar që disa revista të rëndësishme janë duke bërë garë që të kenë Adelën në kopertinë të parë si dhe qe disa institucione do i bëjne asaj oferta. Ndersa ai, nuk hezitoi që të bëjë publike oferten e tij qe Adela të bëhet pjesë e stafit të emisionit “E Diell” në sezonin e dytë që fillon në fund të shtatorit të ketij viti. Një ofertë e ngjashme iu ofrua edhe Adit të BB, sic i tha Krasta “një djal tirane, të aftë dhe simpatik” që mezi presin ta kenë pjesë të grupit.Adi Krasta, Adeles: “Nga sot, ti do jesh Adela Xhamani e televizionit, ti në televizion publikisht ke lindur dhe shpresoj të mbetesh në televizion!”
https://www.youtube.com/watch?v=PexVHHLSALY



