A iu thye hunda Joshuas? Tregon vetë boksieri (Foto)
Anthony Joshua mposhti Carlos Takam në raundin e 10-të, me një nokaut teknik. Por, siç u pa boksieri britanik nuk e pati edhe aq lehtë kundër boksierit nga Kamerunit.
Madje qysh në raundin e parë, Joshua u pa i përgjakur, pasi Takam goditi atë me kokë në hundë.
U mendua se Joshuas iu thye hunda, megjithatë ishte vetëm një lëndim i vogël.
“Nuk e besoj se është thyer, nëse do të ishte ashtu do të kisha probleme me frymëmarrjen. Duket mirë dhe nuk është problem”, ka thënë Joshua.
Anthony vitin 2017 e mbylli si të suksesshëm, ndërsa në 2018-ën tashmë janë mësuar tre kundërshtar, si Parker, Fury dhe ëilder./IndeksOnline/




