Kolegia e Adelajdes: Para vdekjes më tha “kam frikë”…

Kolegia e Adelajdes: Para vdekjes më tha “kam frikë”…

Ndarja nga jeta e gazetares Adela Xhamani ka tronditur thellë miqtë e saj, familjen dhe gjithë mbwshtetësit.

Anjeza Hoxha, drejtoreshë e programacionit në “Fax News”, ka treguar si e njihte ajo Adelën.

“Adelën e kam njohur këtu në “Fax News”, ishte mjaft entuziaste dhe priste që shumë shpejt të kishte emisionin e saj.

Ajo është detajiste dhe pronari i televizionit dhe unë ishim gati që te ndihmonim atë për atë çka i duhej në realizimin e programit të ri.

Adela është një vajzë shumë vitale, e donte shumë jetën dhe nuk bënte kompromise.

Donte që gjithçkaje t’ia dilte vetë. Një ditë ajo më kishte folur, në një nga kafet që konsumonim, më tha për një problem që kishte pasur dy vite më parë, ajo kishte humbur ndjenjat në zyrë.

Miku i saj Eraldo Rexho i kishte ardhur në ndihmë dhe sipas mjekëve nuk ishte parë e arsyeshme të kurohej.

Ajo kishte bërë të gjitha ekzaminimet, kishte dyshime, po asnjë nga mjekët nuk kishte thënë që ajo mund të vuante nga epilepsia. Ajo më ka thënë që “Anjeza unë kam frikë se një ditë do të më përsëritet” po unë vetëm sot e kuptoj parandjenjën e saj”, u shpreh Anjeza Hoxha. /albeu.com/

Shpërndaje në: