Cila është e vërteta për vdekjen e Adelajdes

Cila është e vërteta për vdekjen e Adelajdes

Ndarja e papritur nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani mëngjesin e kësaj të diele ka tronditur të gjithë opinionin.

Policia e Tiranës, përmes një njoftimi zyrtar, bën me dije se gazetarja Adelajda Xhamani, e cila ndërroi jetë sot në mëngjes në shtëpinë e saj, vuante nga epilepsia.

“Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në Rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasja Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm. Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor”, shkruan në njoftimin e policisë së Shqipërisë.

Por pas këtij njoftimi zyrtar, familjarët dhe mjekësia ligjore e hedhin poshtë variantin e policisë shqiptare.

https://www.instagram.com/p/BX0JYyMgrIy/

Fax News, media ku Adela kishte nisur punë si gazetare e kulturës, raportoi pak orë më parë se vdekja e saj ka ardhur për shkak të një sulmi kardiak, madje ajo vetë ka marrë në telefon ambulancën, po ndërhyrja ka qenë e pasuksesshme.

https://www.instagram.com/p/BXnzjFoAQM8/

Po kështu, Fax News raporton se përpara dy vitesh gazetarja ka pasur në një moment humbje ekuilibri në zyrë, po përmes kontrolleve brenda dhe jashtë vendit nuk është gjetur shkaku i këtij çekuilibrimi të momentit. Pas kësaj, ajo nuk ka pasur asnjë shenjë tjetër të një çrregullimi shëndetësor.

Shpërndaje në: