Iniesta refuzon Guardiolan, dua të pensionohem te Barca
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka mohur mundësinë e transferimit te Manchester City, skuadër kjo e cila drejtohet nga Pep Guardiola.
Raportet e mira ndërmjet dy personave në fjalë ishin parë nga mediat evropiane si mundësi e transferimit të 32-vjeçarit në Etihad Stadium, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë, gjithnjë sipas Iniestas.
“Guardiola e di atë që unë mendoj dhe atë që dua. Dëshira ime është që të përfundoj karrierën këtu, siç e kam thënë shumë herë”, tha Iniesta.
“Unë jam shumë i qartë në lidhje me atë që e them dhe që e mendoj, të gjithë e dinë këtë. Kam kontratë me klubin deri në vitin 2018 dhe duhet të pyesni drejtuesit e klubit nëse ata duan që kontrata ime të zgjatet”. /Periskopi.com



