Fjalët prekëse të mikeshës… ‘A do mundem unë të të fal që ike nga kjo botë’ (FOTO)
Adelajda Xhemani u shua në moshën 31-vjeçare në banesën e saj e vetme.
Balerina, Isida Mollaymeri, një prej mikeshave të saj më të afërta që ka shprehur dhimbjen e madhe për këtë humbje.
“O Zot te pergjetohem kujdesu per te ti gjithmon thoshe se une jam e fort, a do mundesh tme falesh qe sot jam pertok, a do me falesh qe sot spo duroj dot, a do mundem une tet fal qe ike nga kjo bote… shpirti po me qan e zemra po me pushon… ne pjese e imja me sjeton, nje A e imja u shua…
Adela ime ti, e bukra ime ti, sa vlere ka tet them se do me mungosh shume kur jam e pazonja e pafuqishme tet coj nga ky krevati shemtuar, tet coj qe tet perkedhel floket e tu te bukur. Une po te therras e ti spo me degjon, thacka jote sot ka nevoj per ty ka nevoj qe ti tme pergjigjesh.
O Zot pse na e more… o Zot ma kthe”, shkruan balerina e njohur në “Instagram”.
Mësohet se ceremonia e lamtumirës për Xhamanin do të mbahet në orën 12:00, në Kinemanë e qytetit të Kavajës.
Më pas gazetarja do të përcillet për në banesën e fundit.




