Arjan Çani ‘braktis’ “Zonë e Lirë” për një tjetër emision (FOTO)
Arjan Çani është një ndër moderatorët më të ndjekur në Shqipëri, kjo edhe për faktin se emisioni i tij “Zonë e Lirë” shpesh ka thyer tabu. Këtë herë Çani “ra pre” e lojës se spektaklit “Portokalli”.
Aktori Rezart Veleshnja imitoi Arjan Çanin dhe emisionin e tij. Me batutat” mo plak, e paparë, Ledion të lutëm ky rol solli plot të qeshura në publik.
Emisioni i sozisë së Çanit në Top Channel quhet “Zona e brrylit”. Pas shumë kohësh e pamë edhe “Çanin” në një televizion tjetër.





