Përtej politikës, sot është një ditë shumë e veçantë për Saimir Tahirin

Përtej politikës, sot është një ditë shumë e veçantë për Saimir Tahirin

Java që kaluam nuk ka qenë aspak e lehtë për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Deputeti i PS ka qenë kryefjalë e politikës dhe e mediave pasi akuzohet për përfshirje në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës sepse në disa përgjime të trafikantëve të ndërmarra nga policia italiane, rezultoi se emri i tij përmendej disa herë.

E megjithatë përtej politikës, 30 tetori është një ditë e veçantë për ish- ministrin Tahiri. Ai sot feston ditëlindjen e tij të 38-të. Duke qenë se ka pushtuar mediat ditëve të fundit, duket se këtë ditëlindje ka zgjedhur ta festojë larg vëmendjes së tyre, në praninë e familjarëve dhe miqve që e kanë mbështetur gjithmonë në momentet e vështira, por edhe të bukura që ai ka përjetuar.

 

Shpërndaje në: