Homazhet për Adelën, këngëtarja e njohur shqiptare nuk i ndalë lotët (Foto)
Në qendrën kulturore të qytetit të Kavajës janë duke u mbajtur homazhet për gazetaren Adelajda Xhamani.
Gazetraja e njohur u nda nga jeta mëngjesin e së djelës në banesën e saj në Tiranë ku gjendej e vetme.
Nga homazhet për Adelën, gazetaren e dashur që humbi jetën mëngjesin e djeshëm, këngëtarja Irma Libohova është mbytur në lot.
“Shpresoj që të pëmbaj lotët deri në fund të kësaj fjale. Dje ishte e dielë dhe ishte dita kur nusërohej. Adelën e kam njohur përmes miqve të përbashkët, dhe jemi bërë bashkë edhe në evente.
Kam krijuar bindjen se ishte një vajzë me këmbë mnë tokë, po vdekja nuk paska rradhë. Shpresoj që ajo të prehet në paqe, dhe nëna e saj të përballojë këtë ngjarje të kobshme”, u shpreh mes lotëve këngëtarja Libohova.





