“U shtri sipër meje”, aktori i famshëm e pranon: Jam homoseksual
Një nga aktorët më të vlerësuar të Hollivudit, Kevin Spacey, e ka pranuar se është homoseksual.
Ai i bëri këto komente pasi një tjetër aktor e akuzoi se e kishte ngacmuar seksualisht.
Anthony Rapp tha se ai ishte 14 vjeç, kur aktori e ftoi në apartamentin e tij në Nju Jork dhe i bëri disa kërkesa seksuale.
“Ai dukej i pirë. Më kapi në krah sikur të isha nusja e tij dhe më pas m’u ul sipër,” tha Rapp.
Spacey reagoi duke thënë se nuk e mban mend incidentin, pasi ka qenë shumë i pirë.
Por ai shtoi se nëse është e vërtetë, i vjen thellësisht keq.
Aktori deklaroi se gjatë jetës së tij ka pasur marrëdhënie seksuale me meshkuj e femra, por tani ka vendosur të jetojë si një homoseksual.
Spacey tha se kërkon që ta përballojë këtë gjë me dinjitet dhe ndershmëri.
Aktori 58-vjeçar amerikan ka fituar dy çmime Oskar.



