Arban Abrashi te mjeku i dhëmbëve? – Nisin shakatë e internetit (Foto)
Arsyeja e anulimit të debatit me Shpend Ahmetin e VV-së nga Arban Abrashi i LDK-së, ka ndezur opinionin me komente e së fundmi edhe me mahi nëpër rrjete sociale.
Abrashi, i cili për anulim të debatit u justifikua me mjekimin e disa ankesave dentare, është bërë ‘hit’ në internet.
Një përdorues Facebook-u, Petrit Reçica, i njohur si Petlla, ka bërë montazhë një fotografi të Abrashit në një prej klinikave dentare.
Ai edhe përshkrimin e kësaj fotografije të montuar e ka shkruar me përplot ironi.
“Nje fotomontazhe e cila po qarkullon sot neper rrjete sociale, kinse kandidati per kryetar te Prishtines Zotri Abrashi, osht pa duke pire kafe dhe me nje dhimte te madhe te dhAmit nuk osht aspak e vertet, ajo osht vetem nje propagand. Ja ku po ja u deshmoje me foton origjinale te cilen e gjeta nga burimet e mia”, ka shkruar Reçica. /Periskopi/




