Një poezi prekëse i kushtohet Adelajdës
Vdekja e gazetares Adelajda Xhamani, i ka prekur të gjithë. Ajo vdiq pa pritur në mëngjesin e së dielës nga arresti kardiak.
E për ta shprehur këtë dhimbje dikush i shkruajti edhe poezi.
Kjo është poezia kushtuar Adelës, që po qarkullon në rrjetet sociale:
NATA
Adelajdës,,përjetësi shpirti i çiltër
Nata hyri tinëz shtratit me dorën e ftohtë akull
grisi ëndrrat faqosur me kujdes futur në dosje
tik taku i vetmuar shoqëronte orët heshtje rrotull
një frymëmarrje ndihet që po shteron,kujt ti thoshte?
Alo.dhe zëri drithëruar matanë këputet e s’ndihet,s’flet
veshur me napën e zezë vinte rrotull e panginja vdekje
heshtja s’ndihej ish mbështjellur mes shtratit me ty Adel
ku vete? Ku shkon?Si ndjen të thërrasin të kthehesh,
Syri s’tu hap sot për mëngjes,kanata mbeti mbyllur
kafja mbeti pa pirë aty mbi tavolin.dhe pritja zgjat
dhe lajmi kobshëm përhapet eterit me zërin dridhur;
Iku drejt altarit të përjetësisë,një Adel qiellit këtë nat.
*********************
Pullumb Ahmeti,,,Tiranë,,,,30/10/2017



