Shokon gazetarja e njohur: Adelajdën e vranë!!
Gazetarja Pranvera Vatoci, e prekur nga humbja e koleges së saj Adelajda Xhamanit ka bërë një postim prekës. “O njerez mbani frymën! (Impresion i dhimbshem) E vrane Adelajden!? Po po e vranë!! Jo killer dhe as grabites. E vrau kurajo e
vet.
E vrau peshtjellimi qe ajo ju beri publikisht tabuve. Tabute dhe komplekset jane si grerzat. Te versulen per vdekje po ti ngasësh , por vdekja prapeseprape eshte natyrale e njerezore. Diçka qe heret a vone zbarkon ne jeten e njeriut. Me vrazhdesine vrastare pa pyetur per moshen dhe kontekstin.
E veçanta po njerezore dhe tokesore eshte diçka qe viktima le pas! Dhe Adelajda ndonese ju dorezua te natyrshmes vdekje, la pas te veçanten! Nje te vecante te thjeshte sa vete thjeshtesia dhe te permallshme sa vete nostalgjia: Dashuri per jeten e lire, liri
te ne mesazhe te medha. Mesazhet e saj e dergojne ne planete qiellore prej nga kjo krijese e brishte njerezore vijon te na sherbeje me mesazhe hyjnore. Lamtumire e dashur! Ti ishe nje Adelajde e mire
qe na inkurajove ne kohen e terrorit paternalist te guxojme!”, shkruan ajo




