Storjet e disa prej aktoreve të famshme që u abuzuan nga Harvey Weinstein

Storjet e disa prej aktoreve të famshme që u abuzuan nga Harvey Weinstein

Më 5 tetor, gazeta New York Times e publikoi një ekspozè ku bëhej e ditur se Harvey Weinstein, një prej figurave më të rëndësishme dhe më të nderuara të Hollywoodit, kishte ngacmuar seksualisht dhe kishte abuzuar me gra për gati 30 vjet. Më 10 tetor, New Yorkeri, pasoi me një raport të zgjeruar. Vetëm disa orë më vonë, the Times e paraqiti një raport me të dhëna edhe më publike, duke përfshirë yjet e industrisë së filmit, si Gwyneth Paltrow dhe Angelina Jolie.

Të bëra bashkë, këto akuza bënin të ditur se Weinstein mund të kishte keqpërdorur pushtetin e tij si filmbërës me dekada, dhe identifikuan një model të sjelljes së tij përmes së cilës Weinstein i ftonte gratë zakonisht në hotele të ndryshme për ‘takime biznesi’, me qëllimin që t’i shfrytëzonte seksualisht kundër vullnetit të tyre. Shumica e grave që Weinstein i piketoi ishin të reja dhe kishin fuqi të vogël institucionale, të cilat më pas thanë se kishin frikë të flisnin shkaku që ai mund t’iu shkatërronte karrierën.

Lista e grave që tashmë akuzojnë Weinsteinin është tepër e gjatë, me edhe më shumë gra që pritet ta denoncojnë. Këto janë disa nga gratë që publikisht kanë pranuar se janë ngacmuar ose abuzuar seksualisht nga Weinstein. Pjesët më poshtë mund të përmbajnë të dhëna eksplicite e shqetësuese të sjelljes seksuale.

Kate Beckinsale [aktore e famshme]

Më thirrën që ta takoja Harvey Weinsteinin në Hotelin Savoy kur isha 17 vjeçe. Mendova se takimi do të mbahej në një dhomë konferencash, gjë kjo fare e zakonshme. Kur mbërrita, recepsioni më tha t’i shkoja në dhomë. Ai më hapi derën me rroba banjoje. Isha aq naive dhe e re sa nuk më erdhi në mend që një burrë kaq i vjetër dhe jotërheqës do të priste që të kisha interes seksual për të. Pasi refuzova të pija alkool me arsyen se do të shkoja në shkollë të nesërmen, unë ika, e shqetësuar por pa dëme. Disa vite më vonë ai më pyeti nëse kishte provuar të bënte ndonjëgjë me mua në atë takim të parë. Kuptova se nuk i kujtohej nëse më kishte ofenduar ose jo.

Cara Delevigne [aktore]

Kur fillova të punoja si aktore, mora një telefonatë nga Harvey Weinstein i cili më pyeti nëse kisha fjetur me ndonjërën femër me të cilën isha parë në media. Ishte një telefonatë shumë e çuditshme dhe shqetësuese…

Një a dy vite më vonë, shkova në një takim me të në hollin e një hoteli me regjisorin e një filmi që do të bëhej së shpejti. Regjisori e la takimin dhe Harvey më pyeti nëse mund të rrija me gjatë dhe të flisja me të… Pastaj më ftoi në dhomën e tij. Shpejt refuzova dhe e pyeta asistentin e tij nëse e kisha veturën jashtë. Ajo më tha se nuk ishte dhe se nuk do të ishte jashtë edhe për pak kohë, dhe se duhej të shkoja në dhomën e tij. Në atë moment u ndiva tepër e pafuqishme dhe e frikësuar por nuk doja të veproja duke shpresuar se isha gabim për atë që mendoja për situatën. Kur mbërrita u ndiva e lehtësuar tek shihja një tjetër grua në dhomën e tij, dhe mendova se isha e sigurtë. Ai n’a tha të putheshim ndërsa ajo iu afrua atij. Unë u çlirova dhe e pyeta nëse e dinte që mund të këndoja. Dhe kështu fillova ta bëja. Mendova se kjo do ta bënte situatën më të mirë, më profesionale, si një audicion.

Eva Green [aktore]

E takova në Paris për çështje biznesi në të cilin takim ai u soll tepër papërshtatshëm dhe më bëri ta shtyeja. Ia dola të ikja pa ndonjë pasojë, por përvoja që la në mua ishte tronditëse dhe e neveritshme.

Angelina Jolie [aktore dhe regjisore]

Kam pasur përvojë të keqe me Harvey Weinsteinin në rininë time, dhe si rrjedhojë, zgjodha të mos punoja kurrë me të dhe iu kam thënë edhe të tjerëve të mos e bëjnë. Ajo sjellje ndaj grave në çdo fushë, në çdo shtet, është e papranueshme.

Lupita N’yongo [aktore]

Harvey më çoi në dhomën e gjumën – në dhomën e tij të gjumit – dhe më tha se donte të më bënte një masazh. Mendova se po bënte shaka në fillim. Por doli se jo. Për herë të parë prejse e kam njohur, u ndiva e pasigurtë. U panikova paksa dhe mendova t’i jipja masazh unë atij: kjo do të më lejonte të isha në kontroll fizikisht, dhe të dija saktësisht se ku i mbante duart.

Gwyneth Paltrow [aktore]

Kur z.Weinstein provoi t’i bënte masazh dhe e ftoi në dhomën e tij të gjumit, ajo menjëherë iku, siç ka thënë, dhe kujton se është ndjerë e habitur derisa largohej. “Kam menduar se ti ishe Axha im Harvey,” kujton ajo të ketë menduar, duke treguar se e kishte parë atë si mentorin e saj.

Janë edhe dhjetëra storje tjera të grave të famshme, kryesisht aktore, të cilat mund t’i lexonte në linkun më poshtë:  https://www.vox.com/culture/2017/10/11/16460164/harvey-weinstein-sexual-harassment-assault-accusations

Shpërndaje në: