Shumë yje të Hollywoodit bëjnë thirrje të mos votohet Trump

Shumë yje të Hollywoodit bëjnë thirrje të mos votohet Trump

Shumë yje të Hollivudit si Robert Downey Jr dhe Scarlett Johansson u drejtuan thirrje amerikanëve për t’u regjistruar në listat elektorale për të marrë pjesë masivisht në votim, por gjithashtu për të penguar avancimin e Donald Trump, në një videomesazh të publikuar dje, transmeton atsh.

Kjo ishte një iniciativë e ”Save the Day”, ku komiteti i nismës politike kontribuon në financimin e fushatës së një kandidati, në rastin konkret të Hillary Clintonit, përfaqësuesja e Partisë Demokrate.

Ky komitet u krijua me iniciativë të skenaristit amerikan, Joss Whedon që ka drejtuar dy pjesë nga saga “Avengers”.

“Të martën, më 8 nëntor, ky vend do të marrë vendimin më të rëndësishëm në historinë e tij”, thanë Robert Downey Jr dhe Scarlett Johansson.

“Keni përgjegjësinë për të qenë pjesë e këtij vendimi”, vijuan ata.

 

Shpërndaje në: