Kuvendi i Shqipërisë miraton ligjin e mbetjeve
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë miratuan me 63 vota pro, 29 kundër dhe 3 abstenim ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ky projektligj ishte një prej çështjeve që dominoi debatin në parlament.
Më herët ish-Kryeministri, Sali Berisha tha se pas këtij ligji qëndron mafia e plehrave dhe akuzoi pasardhësin e tij se ka mashtruar shqiptarët.
Për Kryeministrin Edi Rama, ndezja e dritës jeshile për importin e mbetjeve vjen pasi Shqipëria ka përmbushur standardet sa i përket riciklimit, shkruan Tv Klan.
Në këtë debat, Deputeti Ben Blushi hodhi akuza ndaj mazhorancës, se ligji bëhet për një grusht investiorësh. Kryeministri u rikthye sërish në sallën e Kuvendit, ku iu kundërpërgjigj akuzave për kapjen e industrisë së riciklimit nga mafia.
Kryeministri Rama tha se ligji do të ketë efekte pozitive edhe në buxhet.



