Lëndohet Armando Sadiku

Lëndohet Armando Sadiku

Një lajm aspak i mirë vjen për Kombëtaren Shqiptare nga Zvicra. Sulmuesi kryesor që udhëhoqi sulmin në Kampionatin Evropian, Armando Sadiku, ka pësuar lëndim te skuadra e tij Zurich, duke u detyruar të largohej nga fusha.

Sadiku u lëndua në minutën e 17’ të ndeshjes mes Zurich dhe Servette, përcjell Lajmi.net.

Ende nuk dihet se cila është shkalla e lëndimit të sulmuesit 25 vjeçar, por një mungesa e tij në ndeshjet e tetorit për Kombëtaren Shqiptare, do të sillte kokëçarje për trajnerin Gianni De Biasi.

Shpërndaje në: