Aktori akuzohet për racizëm pasi u vesh si Kim Kong për Halloween

Aktori akuzohet për racizëm pasi u vesh si Kim Kong për Halloween

Kostumi që kishte përzgjedhur për  Halloween  David Walliams përhapi shumë polemika në rrjetet sociale ku fansat e sulmuan atë duke e quajtur një racist.

Ylli i Little Britain dhe i UK Got Talent u veshë  si udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-u. Dhe ndërkohë që shumica e fansave  të tij nuk mundën të ndalonin të qeshurën  me pamjen e tij , disa njerëz u ofenduan prej tij dhe e sulmuan atë në Instagram. David, 46, ndau një mori selfies në Instagram së bashku me shokët e tij të famshëm, duke përfshirë Alan Carr veshur si një mumje Gemma Collins, Michael McIntyre me një vështrim prej të vdekuri  dhe John Bishop si Uncle Fester.

“Gëzuar Halloween nga Kim Jong-un”,kishte shkruajtur ai në përshkrim . Ndërsa shumica e njerëzve mendonin se veshja e tij ishte tepër komike , një pjesë prej tyre  e shan, duke e quajtur atë raciste.

Njëri prej tyre tha: “Nëse nuk keni gjetur ndonjë problem këtu, të gjithë janë racistë, të veshur me fytyrë të verdhë dhe sytë e vegjël, Çfarë nuk shkon mirë me ju popull? patetike“.

Shpërndaje në: