Sportisja e njohur: Dua një fëmijë, karriera më ka lënë pa familje

Sportisja e njohur: Dua një fëmijë, karriera më ka lënë pa familje

Sportisja e njohur, Klodiana Shala është shprehur se ka pasur dëshirë të adoptojë një fëmijë duke shtuar se karriera e ka penguar të ketë një fëmijë.

“Unë kam një karrierë 20-vjeçare, kam bashkëjetuar prej disa kohësh, por tani jam single.

Në pamundësi për të bërë fëmijë, pasi iu përkushtova me të vërtetë karrierës, kam shkuar në Shtëpinë e Fëmijës, për të adoptuar një fëmijë, pikërisht në kohën kur isha në karrierë.

Fëmija ishte gjashtë muajsh sikur e kisha lindur unë.

Me sy bojëqielli, bjond, ishte një fëmijë i mrekullueshëm.

Doja t’a adoptoja në atë kohë po duke qenë se mamaja e tij kthehej herë pas here që ta shikonte”, vendosa që mos ta adoptoj. /albeu.com/

Shpërndaje në: