Rooney nuk do të kishte vend në skuadrën time

Rooney nuk do të kishte vend në skuadrën time

Trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri thotë se sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney nuk do të kishte vend te skuadra kampione e Anglisë.

Italiani pranon se 30-vjeçari është një lojtar fantastik, por ai preferon më shumë futbollistët që ka aktualisht në skuadër.

“Ai është një lojtar fantastik. Ai është një kampion”, tha Ranieri.

“Por, unë dua lojtarët e mi dhe unë nuk do të ndrroja lojtarët e mi me askënd tjetër. Jam shumë i kënaqur me ta dhe ne mendojmë se mund të kemi një sezon shumë të mirë”, përfundoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: