Reagojnë ashpër tifozët e Dritës për rastin Kumanova (Foto)
Gjykata në Shkup sapo ka bërë të ditur aktvendimet për të akuzuarit e ‘Lagjes së Trimave’ rasti Kumanova.
Shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, i është shqiptuar burgu i përjetshëm, të tjerëve gjithsej 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza.
Tifo grupi i skuadrës kosovare, Drita “Intelektualët” kanë reaguar ashpër për rastin e “Grupit të Kumanovës”.
“Është i papranueshëm çdo dënim që i jepet ushtarëve të lirisë. Shqipëria do bëhet – Kështu kënduan gjatë gjykimit çlirimtarët”, shkruhet në postimin e Intelektualëve.



