Ja në çfarë masa sigurie po zhvillohet ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut (Foto)
Për shkak të ndodhive të së kaluarës, kryesisht ngjarjeve të ndodhura gjatë takimit Serbi-Shqipëri në tetor të vitit 2014, masat e sigurisë për këtë takim janë shumëfishuar.
Kjo që shihni në fotogalerinë e mëposhtme është situata aktualisht përreth stadiumit të Partizanit të Beogradit, impiant ku do të luhet ndeshja, e po ashtu edhe brenda tij.
Të pranishëm janë forca të shumë sigurie, qenë antieksploziv, mes shumë masave të tjera që përfshijnë edhe kamerat e sigurisë.







