Futbollisti i njohur i Kosovës pezullohet nga klubi

Futbollisti i njohur i Kosovës pezullohet nga klubi

Klubi zviceran, Luezern ka pezulluar përkohësisht mesfushorin e saj, Hekuran Kryeziu.

Reprezentuësi i Kosovës nuk u përfshi fare në skuadër për ndeshjen ndaj Sionit e cila përfundoi baraz 2:2.

Por, futbollisti 23-vjeçar u pa në tribunë i qetë duke ndjekur lojën, por klubi nuk kishte njoftuar për ndonjë dëmtim të tij.

Arsyeja u mësua më vonë. Kryeziu u pezullua nga trajneri Markus Babel për shkak se nuk ishte paraqitur në mbledhjen e paraditës së djeshme, në orën 10. /Periskopi.com

Shpërndaje në: