Nuk doja të largohesha nga United
Anësori i Valencias, Luis Nani ka zbuluar se dëshira e tij ka qenë për të mbetur pjesë e Manchester United.
Portugezi ishte shitur nga klubi anglez te Fenerbahce, ndërsa në verën e fundit u bashkua me klubin nga Mestalla.
“United ishte klubi im dhe shtëpia ime ku kam arritur të gjitha sukseset e mia. Atje mësoja shumicën e gjërave që mund të bëjë sot në jetë dhe fitoja tituj”, deklaroi Nani.
“Doja të qëndroja atje, por kam kërkuar për të luajtur. Kur unë u bashkova me ta, ideja ishte se unë do të luaja sa më shpesh që të ishte e mundur, por kjo nuk ndodhi”. /Periskopi.com



