Ylli i Premier Ligës tregon lëndimin e tmerrshëm, rrëfen se si gati ia amputuan këmbën (Foto)
Futbollisti i Arsenalit, Santi Cazorla ka një kohë të gjatë që është duke vuajtur nga lëndimet në nyjën e këmbës.
Cazorlas gati sa nuk iu amputua këmba shkaku i gangrenës dhe tregoi plagën që iu është shkaktuar nga tetë operacionet, transmeton Periskopi.
Mjekët në një nga operacionet kanë marrë një pjesë nga lëkura në dorën e tij, për t’ia vendosur në pjesën e thembrës në nyje të këmbës.
“Nëse arrini të ecni përsëri me të birin, atëherë duhet të jeni të kënaqur, më thanë doktorët. Kisha një infeksion shumë të rëndë. Mungonin gati tetë centimetra nga tendona e akilit. Nuk mund të luajë deri në janar, por deri atëherë do të bëhem mirë”, tha mesfushori.
Spanjolli nuk ka luajtur për Arsenalin që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa prej se u transferua në vitin 2012, ai ka shënuar 25 gola në Premier Ligë. /Periskopi









