VIP-at që këtë vit u bënë prindër për herë të parë

VIP-at që këtë vit u bënë prindër për herë të parë

Të të bërit prind, është padyshim njëra ndër ndjenjat më të bukura e të papërshkrueshme që të ndodh në jetë.

Këtë ndjejnë e përjetuan edhe shumë artistë të njohur të cilët për herë të parë kuptuan se çfarë është ndjenja prindërore, transmeton Gazeta Express.

Për ta viti 2017 ka qenë një mrekulli duke  sjellë dhuratën më të çmuar në jetë.

Epitetin nënë në fillim të vitit e mori diva e muzikës, Adelina Ismajli. Ajo dhe bashkëshorti i saj Vali u bënë prindër të një djali shumë të ëmbël të cilin e pagëzuan me emrin Uliks.

Këtë ndjenjë të bukur e përjetoi edhe këngëtarja e njohur Altuna Sejdi-Tuna. Tuna dhe bashkëshorti i saj Patrisi u bënë prindër më 2 maj të këtij viti. Djalin e tyre çifti i njohur e pagëzuan me emrin Tian.

Pak muaj më parë nënë u bë edhe këngëtarja e njohur Ruya Kajtazi. Ajo solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Dorela.

Edhe çifti ndër më të komentuarit në mediet rozë, Majk dhe ish- e dashura  e tij Majlinda Zeka u bënë prindër për herë të parë. Ndonëse të ndarë, është ky Roani i vogël i cili gjithmonë do t’i bashkojë ata.

Amelia, është princesha e cila i dha epitetin prindër çiftit më simpatik të estradës, Albatritit dhe Egzonës.

Që nga ai moment dyshja kanë dëshmuar se janë prindër shumë të përkushtuar.

Këtë vit baba u bë edhe këngëtari i njohur Besart Halimi. Ai dhe bashkëshortja e tij Jana u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Kaia.

Kujtojmë se pothuajse të gjithë këta artistë kanë organizuar festë mirëseardhje për fëmijët e tyre.

 

Shpërndaje në: