Guardiola me deklaratë rrëqethëse për pavarësinë e Katalonisë

Guardiola me deklaratë rrëqethëse për pavarësinë e Katalonisë
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për situatën e krijuar në Kataloni.

Parlamenti i këtij regjioni javën e kaluar shpalli pavarësinë nga Spanja, duke bërë që autoritetet e kësaj të fundit t’i heqin autonominë e të fillojnë arrestimet e politikanëve që ishin organizatorë në këtë.

Guardiola që vije nga ajo zonë, ka deklaruar se vendimi për të burgosur politikanët është i frikshëm, pasi kriza në atë rajon po vazhdon.

Tashmë nëntë politikanë të kësaj zone sot janë paraqitur në gjykatë, ku akuzohen për rebelim, trazira e keqpërdorim të fondeve publike.

“Unë uroj që politikanët që janë arrestuar të lirohen sa më shpejtë”, ka deklaruar Guardiola në konferencë për shtyp.

“Jam i shqetësuar se ajo çfarë mund t’iu ndodh atyre, mund t’iu ndodhë të gjithëve për dhënien e ndonjë mendimi, është diçka që mund të ndodhë te gjithsecili”.

“Besoj se qeveria spanjolle dhe ajo katalane duhet të ulën dhe të bisedojnë dhe të tentojnë të gjejnë një marrëveshje për të dy palët”, ka vazhduar ai.

Shpërndaje në: