Futbolli fantastik që po luan Man City, ky është më i miri i skuadrës

Futbolli fantastik që po luan Man City, ky është më i miri i skuadrës

Raheem Sterling është futbollisti më i mirë i Manchester Cityt nëse bazohemi në statistika. Ylli anglez ka shënuar gol çdo 56 minuta llogaritur me minutazhën e lojës.

Poashtu, ai ka shkallën më të mirë të konvertimit të goditjes në Premierligë me 30.4%. Raheem ka shënuar 10 gola në këtë edicion ndërsa ka bërë edhe dy asiste për Cityn.

“Sterling po punon pa ndalur. Ai po e shijon lojën te City. I ka të gjitha për të qenë futbollist i madh. Së fundi e ka përmirësuar goditjen në portë dhe shikoni rezultatet” ka thënë Guardiola për të.

Shpërndaje në: