Ylli i Hollywoodit bën vetëvrasje, ishte vetëm 34 vjeç
Raportohet se aktori i njohur i Hollywoodit, Brad Bufanda ka kryer vetëvrasje.
Ai ishte vetëm 34 vjeç.
Menaxheri i Bradit ka konfirmuar se ylli i mori vetës jetën më 1 nëntor, ndërsa detajet e mëtejshme të vdekjes së tij janë ende të pakonfirmuara.
Menaxheri i yllit të vdekur tha: “Ne jemi plotësisht të shkatërruar.
“Ai ishte një aktor i ri, jashtëzakonisht i talentuar dhe një njeri i mrekullueshëm, i kujdesshëm.
“Ai po ringjallte karrierën e tij dhe sapo kishte përfunduar dy filma. Ne jemi të tronditur dhe të trishtuar nga kalimi i tij.
“Familja do të respektojë privatësinë në këtë kohë të vështirë.”
Bradi fitoi famë kur ai sapo ishte duke u bërë një adoleshent, teksa ka luajtur në disa filma të njohur, ndër ta edhe rolin Davidit në filmin e famshëm “Një histori hirusheje”.
Aktori ishte vendosur të luante edhe në filmin e vitit 2018, “Stan The Man”.
Ende nuk dihet nëse pjesa e tij në film do të zëvendësohet.







