Ndoshta do të luaj për Kosovën

Ndoshta do të luaj për Kosovën

Mbrojtësi i talentuar që aktivizohet te skuadra gjermane Ingolstadt, Florent Hadërgjonaj nuk e ka përjashtuar mundësinë për të luajtur për Kosovën.

Madje, djaloshi nga Deçani pranon se ka komunikuar me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës, por shton se njëher është i fokusuar vetëm te klubi i tij.

“Sigurisht që kam pasur kontakte me Kosovën për të luajtur për ta dhe kjo gjë më nderon mua”, deklaroi 21-vjeçari.

“Kam komunikuar në mënyrë të qartë me ta dhe iu kam treguar se momentalisht jam i fokusuar vetëm tek klubi im”, shtoi ai.

“Në një të ardhme të afërt do ta mësoni të gjithë se në cilën Përfaqësuese do të luaj”, përfundoi Hadërgjonaj.

Talenti në fjalë luan për grupmoshat U-21 të Zvicrës.  /Perikopi.com

Shpërndaje në: