Lajm shumë i mirë nga Aziz Salihu
Ka nisur të përmirësohet gjendja e legjendës së boksit kosovar, Aziz Salihu, i cili prej kohësh gjendet në një spital të Stambollit.
Fituesi i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike në vitin 1984 në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të lirohet nga spitali brenda dy javësh.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë familjarët e ‘Zizit’.
“Gjendja e Azizit është shumë më e mirë dhe mjekët i kanë thënë se brenda dy jave do të lëshohet nga spitali. Azizi është shtrënguar dhe po i tejkalon vështirësitë që ka pasur. Ai ka një përshëndetje për të gjithë, sepse e di se janë merakosur të gjithë për gjendjen e tij, por falë Zotit është shumë më mirë dhe e do fort Kombin Shqiptar”, thonë familjërat e Salihut. /Periskopi.com



