Burrat apo gratë, ja kujt iu intereson më shumë moti
Zakonisht “Meteoalb” parashikon motin për ditët në vijim, por në raste të veçanta jep edhe informacione ekstra.
Së fundmi, ajo ka publikuar një grafik se kush e ndjek më së shumti parashikimin e motit.
Rezultati është në favor të burrave dhe mbase ngaqë ata mund të konsiderohet se lëvizin më shumë.
Megjithëse nuk ka detaje të hollësishme, grafiku tregon se burrat ndjekin më shumë motin në masën e 61%, kundrejt 39% që janë gratë.



