Ish banori i Big Brother trondit me deklaratën për vdekjen e Adela Xhamanit
Shkak i vdekjes së Adelës ishte bërë ataku kardiak, të cilit nuk kishte mundur t’i përballonte.
Për Adelën kanë folur edhe disa prej ish-banorëve të edicionit të dytë të ‘Big Brother’, të cilët treguan se çfarë vajze ishte Adela, cilat ishin raportet e tyre me të dhe çfarë mendojnë për vdekjen e hershme të saj.
Njëri ndër ta, Arjon Muçka në intervistën e tij ka thënë se Adela kishte edhe shumë armiq në Tiranë.
‘Adela ishte një konkurrente e fortë. Ishte e qartë për atë që donte ia doli me forcat e saj. Kishte një karakter të fortë.Nuk kemi patur miqësi por kontakte po. Bashkëpunime në punë. Dinte shumë të respekonte miqtë. Dinte të respektonte edhe armikun sepse Adela ka patur shumë armiq në Tiranë. Kur po lexoja reagimet e vdekjes më vinte për të qeshur e qarë sesa shumë shtireshin sikur e kishin patur mikeshë. Adelës iu mbyllën shumë dyer, vetëm me fuqitë e saj arriti të ishte ajo që ishte, një gazetare e vërtetë.Kur e mora vesh mendova se ishte shaka, kur e vërtetova u preka shumë, u ndieva i brishtë, sepse kuptova sa afër nesh është vdekja. Duhet të shijojmë jetën.Më vjen keq që i ndodhi kjo një vajze kaq të mirë”shprehet Arjoni.



