Maqedonia prezanton ofertën turistike në Francë
Tërheqja e turistëve në këtë vend, informon nga ARMT, zhvillohet përmes ofertës së përshtatur turistike për interesin e detektuar, i cili është i orientuar drejt natyrës së paprekur dhe kulturës së vendit.
“Oferta turistike e Maqedonisë është në konkurrencë me ofertën prej 1.700 tur-operatorëve nga bota, ndërsa më i madh është interesi nga ana e çifteve të reja, familjeve dhe individëve. Interesi i turistëve francez është më i madh për aventurë, vizita të shkurtra në qytete dhe kultura, ndërsa pushimin e tyre, madje 70 për qind nga turistët francez preferojnë ta rezervojnë përmes internetit”, thonë nga ARMT.
Prej ARMT theksojnë se në panairin për turizën në Francë, kanë realizuar takime të shumta në të cilën e kanë prezantuar ofertën turistike të vendit dhe i kanë hulumtuar mundësitë për bashkëpunim me Trip Advisor, Travel Magazines, Open2Europe, IndigoConsulting



