Skandal në futbollin e Kosovës, kërset dajaku
Në Ligën e Parë në futbollin kosovar sot ndodhi një ngjarje e padëshirueshme.
Në takimin ndërmjet Ballkanit dhe Vushtrrisë i cili filloi në ora 13:00, dy tifozëritë e dy skuadrave janë përleshur mes veti.
Përleshja filloi në momentin qe skuadra mysafire nga Vushtrria e fitoi një penallti.
Edhe pse numri i vogël i policisë së Kosovës ishte i pranishëm në këtë takim situata eskaloi.
Madje ndeshja është ndërprerë për 25minuta dhe pas bisedimeve me tifozë, ka vazhduar, ndërsa policia nuk ka marrë përgjegjësin se çfarë ndodh jashtë stadiumit, duke mos pranuar të siguroj tifozët jashtë rrethojave të stadiumit ‘Përparim Thaqi’.



