Urimi special për Lorik Canën nga legjenda e futbollit

Urimi special për Lorik Canën nga legjenda e futbollit

Ish futbollisti shqiptar Igli Tare, i cili tanimë mban postin e drejtorit sportiv te skuadra italiane e Lacios, në emisionin “Exclusive” në Top Channel, i’a dedikoi një urim special Lorik Canës, të cilin Tare e konsideroi si vëlla të vogël.

“Mban mend që kemi bërë një bisedë së bashku. Një nga dëshirat ishte që të bëje profesionin tim. Ke qenë një bashkëlojtari që të kam konsideruar gjithmonë si mikun dhe vëllain tim të vogël. Do doja të të uroja suksese. Dua të të shoh shumë larg jo vetëm në futbollin shqiptar, por edhe në vend të huaj”, ishin fjalët e Tares në ndërhyrjen e tij.

Shpërndaje në: