Alonso optimist: McLaren do fitojë sërish
Vendi i 7-të në Cmimin e Madh të Singaporit ka rritur moralin e Fernando Alonsos që tashmë është gjithnjë e më shumë optimist përsa i përket potencialit që zotëron Mclareni. ” Rreth një muaj më parë ishte e paimagjinueshme të mendonim se mund të arrinim këto rezultate që kemi marrë në Singapor dhe Belgjikë deklaroi piloti spanjoll i skuadrës angleze në një intervistë. Nuk e kishim menduar se mund ta përfundonim një garë përpara makinave Williams apo të linim pas një makine Ferrari, sic ndodhi në pistën e Spa Francorchamps në Belgjikë, shtoi në vijim 2-herë kampioni i Botës në Formula 1.
Kur mbeten edhe 6 gara deri në fund të sezonit, Fernado Alonso pozicionohet në vendin e 11-të të klasfikimit të përgjithshëm ndërsa Mclaren-Honda renditet e 6-shta në klasfikimin për konstruktorë. Por pavarsisht se rezultatet e këtij viti nuk janë aspak premtuese, spanjolli beson se Mclaren do të rikthehet sërish në majat e Formula 1. ” Progresi që ka bërë makina gjatë kësaj periudhe ka qenë me të vërtetë i madh. Jemi më të motivuar se kurrë për ta përfunduar në mënyrën më të mirë këtë sezon. Kam shumë besim se vitin e ardhshëm do të luftojmë për vendet e para. Herët apo vonë McLaren do të jetë sërish një skuadër fituese, deklaroi në fund Fernado Alonso.



