Këngëtares kosovare ia vodhën veturën

Këngëtares kosovare ia vodhën veturën

Nuk ka se si të shkojë më keq dita, se sa kur të vjedhin njërën nga bukuroshet prej koleksionit të makinave.

Për këngëtaren kosovare e ndërmarrësen Shkenda Dubova, hajdutët nuk kanë pasur mëshirë kur kanë vendosur t’i hyjnë me dhunë në veturë, e t’ia vjedhin gjatë ditës së hënë.

Bëhet fjalë për një “Range Rover” në ngjyrë të kuqe, që këngëtarja e kishte si pjesë të koleksionit të saj të makinave luksoze.

Lajmin për Prive e ka bërë të ditur vet Dubova, e cila po ashtu, ka deklaruar se kushdo që i ndihmon ta gjejë veturën e saj apo edhe me vendndodhjen, do të ketë një shpërblim.

Dhe shpërblimi për ndihmesë ndaj saj, pason të jetë hiç më pak se 2000 euro “të thata”.

Targat e makinës “Range Rover” në ngjyrë të kuqe, siç shihet edhe në foto janë: “01-990-KK”. /Prive.

Shpërndaje në: