Milani rivalizon Unitedin në garën për yllin e Realit
Milani do të konkurrojë me Manchester United në garën për të transferuar mesfushorin e Real Madridit, Isco, shkruan Calciomercato.
Sipas të njëjtit raport, ‘rosonerët’ do t’i garantojnë spanjollit vendin në formacionin bazë.
Por, italianët nuk do ta kenë të lehtë arritjen e marrëveshjes për 24-vjeçarin, pasi përveç insistimit të mundshëm të Realit për të mos e shitur mesfushorin, ata do të ballafaqohen edhe me garën nga Manchester United, klub i cili poashtu e dëshiron Iscon në skuadër. /Periskopi.com



