Xhemajlia tregon për momentin e ribashkimit me Adem Demaçi pas shumë vite nga ndarja (Video)

Xhemajlia tregon për momentin e ribashkimit me Adem Demaçi pas shumë vite nga ndarja (Video)

Ishte fillimi i viteve 60-ta, kur Adem Demaçi u martua me Xhemajlie Hoxhën. Por disa vjet pas martesës dhe lindjes së dy fëmijeve, Abetares dhe Shqiptarit, Demaçi arrestohet nga shteti atëhershem jugosllav.

Sikur nuk u mjaftonin vuajtjet që ia bënin në burg Demaçit, regjimi jugosllav nisi torturat edhe ndaj bashkëshortes së tij. Pos përcjelljes, marrjes në pyetje, diskriminimit Xhemajlien që punonte si mësuese në Prilluzhë të Vushtrrisë, e larguan nga puna.

Mësuesen e rrallë shqiptare e kthyen në pastruese në të njejtën shkollë. Por gruaja e atdhetarit të madh nuk u dorëzua. Ajo vazhdoi t’i rris famijët derisa Demaçi po vuante dënimin “për veprmtari armiqësore” kunër Jugosllavisë.

Duke i ndjerë edhe vuajtjet e bashkëshortes, Demaçi i shkroi letër Xhemajlies. “I shkrova letër Xhemajlies ku kërkova të inicojë kërkesën për shthurje të bashkëshorësisë. Xhemajlia fillimisht refuzoi prerasi.

Më vonë u detyrua ta pranojë që ta sigurojë ekzistencën për vete dhe fëmijet. Menjëherë Xhemajlia u kthye në vendin e punës nga pastruesë në mesuese. Unë u ndjeva shpirtërisht i lehtësuar”, kishte thënë Dmeaci në librin e Fahrudin Radonqiq “10 mijë ditë në burg”.

Por ndarja mes qiftit, në realitet, nuk ndodhi atëherë. Xhemajlia në emisionin “Lemza” që tansmetohet në Tribuna Channel, ka treguar se për ndarjen që ndodhi pas burgut të tretë.

Edhe pse, tregon se e kishte përjetuar rëndë divorcin, Xhemajlia; kjo grua e madhe nuk e fajson as Demaçin e as Dritën gruan e dytë të tij.

Duke e justifikuar këtë largim të Demaçit me rrethanat e krijuara të asaj kohe, Xhemajlia një ndër femrat e para të shkolluara në Kosovë, tregon për “Lemza” se e kishte ndjerë se bashkimi me Demacin do ndodhë një ditë.

Dhe ashtu vëretetë ndodhi. Janë bërë dy vjet që Demaci dhe Xhemajlia jetojnë bashkë. Po si e përshkruan ribashkimin pas aq vjetësh Xhemajlia që rriti dy fëmijë dhe edukoi si mësuese shumë gjenerata? Shikojeni videon e shkëputur nga ky emision:

Shpërndaje në: