Panucci po ‘shtrydhë’ kuqezinjtë, mban dy seanca stërvitore në ditë

Panucci po ‘shtrydhë’ kuqezinjtë, mban dy seanca stërvitore në ditë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka kryer sot pasdite seancën e dytë stërvitore në Antalya të Turqisë. Trajneri Christian Panucci ka pasur në program një ngarkesë të plotë me futbollistët, duke u bazuar edhe në aspektin taktik.

Strategu italian i ka ndarë në dy grupe futbollistët gjatë stërvitjes taktike, duke e alternuar me ushtrime të ndryshme. Gjatë gjithë kohës trajneri ka qenë në komunikim intensiv me lojtarët në pjesën taktike të stërvitjes për lëvizjet e tyre me fushë.

Më pas, në 20 minutat e fundit është zhvilluar edhe një mini-ndeshje. Migjen Basha vijon të stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës, teksa ka bërë ushtrime të lehta gjatë pasdites, duke i kombinuar me një vrapim të lehtë. Deri të hënën, ditën e ndeshjes, ai do të jetë i gatshëm, por pritet të aktivizohet vetëm një pjesë loje.

Image

Image

Image

Shpërndaje në: