Shesheli iu drejtua serbëve të Kosovës nga Beogradi
Më shumë se njëqind serbë janë tubuar sot në sheshin e ashtuquajtur “Braqa Iliq”(Vëllezërit Iliq) në pjesën veriore të Mitrovicës për ta pritur liderin radikal, Vojisllav Sheshelin.
Megjithëse ai nuk ka ardhur në Kosovë, lideri i Partisë Radikale Serbe iu është drejtuar të tubuarve nga Beogradi nëpërmes audioparlantit.
Siç raporton gazetari i KP nga vendi i ngjarjes, Vojisllav Sheshel ka akuzuar Qeverinë e Serbisë dhe atë të Kosovës që nuk ia lejuan ardhjen në Kosovë.
“Për këtë fajtor është Qeveria tradhtare e Serbisë dhe separatistët shqiptarë, që nuk më lejuan të vij tek ju”, ka thënë Sheshel nga Beogradi.



