Ky është kushti i Johshua’s për Wilder’in

Ky është kushti i Johshua’s për Wilder’in

Anthony Joshua është shprehur i gatshëm të duelojë me Deontay Ëilder në një përballje për unifikimin e titujve kampionë në peshat e rënda, por ka shtuar se kjo sfidë do të zhvillohet sipas kushteve që do të diktojë ai.

28-vjeçari britanik mbrojti pak kohë më parë titujt kampionë bote të peshës së rënda në kategoritë IBF dhe ËBA, kur mundi me “KO teknik” Carlos Takam.

Të njëjtën gjë bëri edhe Ëilder, që mundi Bermane Stiverne fundjavën e kaluar me “KO” dhe mbrojti titullin e kategorisë ËBC. Ndaj, të gjithë mendojnë se kjo përballje mes dy kampionëve nuk mund të evitohet më.

Ndërkohë që, një i tretë që pritet të ndërhyjë në këtë mes është edhe Joseph Parker, kampion i kategorisë ËBO.

“Nëse Ëilder nuk bën një ofertë të qartë, atëherë sfida do të bëhet sipas kushteve të mia. Do t’i shkoj me një ofertë dhe më pas do të shohim se si do të reagojë”, ka thënë sot Joshua, duke hedhur kështu një hap drejt marrëveshjes. Deklaratë që nënkupton se bisedimet kanë nisur. “Kjo ofertë do t’i shkojë si Ëilder ashtu edhe Parker”.

“Ata janë të dy në të njëjtën situatë. Për mua nuk ka problem nëse Ëilder do të ndeshet që në fillim të vitit tjetër, por ai nuk më ka bërë asnjë ofertë. Ndërsa unë po e bëj këtë ofertë dhe Eddi (menaxheri i britanikut) po shkon në Amerikë me një të tillë. Negociatat nuk bëhen në rrjete sociale”, u shpreh më tej Joshua, që duket se është më konkret se dy rivalët e tjerë për një përballje që do të unifikonte titujt./Telesport.

Shpërndaje në: