Fanellat e kombëtares së futbollit, përçajnë sërish spanjollët

Fanellat e kombëtares së futbollit, përçajnë sërish spanjollët

Spanja i ka zbuluar fanellat e reja, të cilat kanë marrë kritika të mira jashtë vendit por jo aq brenda në Spanjë. Rombe ngjyrë vjollcë krahas atyre të verdhë janë vendosur në krahun e djathtë të fanellës – dhe kjo ka shqetësuar sërish politikën.

Nga viti 1931 deri më 1939, flamuri zyrtar i Spanjës e përmbante atë ngjyrë. Flamuri është lidhur vazhdimisht me të majtën, dhe shihet si një sulm ndaj kushtetutës dhe monarkisë spanjolle. Lideri i partisë majtiste PODEMOS, Pablo Iglesias i është gëzuar një vendimi të tillë.

Ministri i sportit ndërkohë ka thënë që “Spanja ka pasur shumë fanella më të mira se kjo”. Ngjyra vjollcë lidhet me Kastiljën, dhe interpretimet që i janë bërë janë mjaft shqetësuese. Shqetësimi ka mbërritur edhe te kompania e veshjeve Adidas. Ajo ka deklaruar se nuk kemi të bëjmë me ngjyrë ‘vjollcë’ por me ngjyrë të kaltër.

Sidoqoftë, edhe nëse ngjyra është vjollcë, madje edhe pas shiut, kjo gjë ka ndodhur edhe në Botërorin e vitit 1994 – por atëherë për çudi nuk kishte reagime nga askush.

Shpërndaje në: