Reme Lala me “shpatë” në Kuvend: Po lajnë e lyejnë për pritjen e Ramës në Dibër
Deputetja e PDIU-së Reme Lala ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend duke falenderuar fillimisht kryeministrin Rama për mbajtjen e premtimit për Rrugën e Arbrit ndërkohë që nuk i ka kursyer kritikat për bazën e PS-së në Dibër.
“Ne nuk na keni ftuar se ndoshta xhelozojmë njerëz të partisë, apo se po zëmë vendin e dikujt, unë kam vendin tim. Dua të jem atje që t’u them hallet e zonës, se ndoshta ju thonë se gjithçka që shkon mirë, e se populli është i lumtur, por kanë një javë që në Dibër po lyejnë e po lajnë për t’ju pritur juve dhe kabinetin qeveritar”., – tha ajo. /albeu.com/



